Publikohet lista zyrtare, 3.7 milionë shqiptarë me të drejtë vote

2 April 2025, 15:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Publikohet lista zyrtare, 3.7 milionë shqiptarë me të drejtë

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin, datë 11 Maj 2025, për votuesit brenda vendit.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, ndër ta:

– 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë;

– 1,081 shtetas të papërfshirë, për shkak të dekriminalizimit;

– 5,225 është numri i qendrave të votimit.

Procesi i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve të KQZ-së, duke kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit, përmes publikimeve të 3 ekstrakteve të përbërësve zgjedhore.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori:

– Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit;

– Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit.

Lista përfundimtare përmbyll procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC në çdo bashki vijon të përmbushë detyrimet mbi përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Ndërkohë qytetarët mund të aplikojnë apo rinovojnë Letërnjoftimet elektronike të skaduara, si një nga 2 dokumentet biometrike, që përdoren për identifikimin e votuesve në zgjedhjet e 11 majit.


Video