PS propozon kandidaten Genta Tafa si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi!

4 Maj 2026, 15:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Genta Tafa është propozimi i Partisë Socialiste për Komisionerin për Mbrojtje nga Diskriminimi.

Në shkresën dërguar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, PS shkruan: “Ne vlerësojmë se kandidatura e propozuar, me përvojën e saj profesionale në fushën e ligjit si dhe me aftësitë e spikatura në ushtrim të profesionit, gëzon besimin e të gjithë deputetëve dhe plotëson të gjitha kriteret që kërkon ligji".

Mandati i Komisionerit të mëparshëm, Robert Gajdës, përfundoi para 3 vitesh, më 5 prill 2023.

Me këtë propozim, Tafa i ka mbledhur 28 firma deputetësh për t'u quajtur ligjërisht kandidate.

Mes 7 emrave që aplikuan pranë Kuvendit të Shqipërisë, përfshiheshin profesionistë të së drejtës dhe ish drejtues institucionesh të drejtësisë së re. 

Ish-kreu i KLP Alfred Balla, ndërsa Rozeta Ivanova dhe Genta Tafaj Bundo nga ish Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e para ish-punonjëse në trupën e Vettingut dhe e dyta komisionere në KPK.

Kandidate ishin edhe Ermonela Xhafa dhe Sonila Hysi, të dyja ish-drejtuese e Agjencisë Kombëtare për Diasporën, si dhe Brikena Luti.

Drejtuesi i institucionit zgjidhet në seancën plenare.


Video