Protesta para Kuvendit/ Policia zgjeron perimetrin e sigurisë, vendos gardh metalik te kryqëzimi i “Rrugës së Elbasanit” (VIDEO)

23 July 2026, 08:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta para Kuvendit/ Policia zgjeron perimetrin e sigurisë, vendos gardh

Si pjesë e masave për protestën që është parashikuar të mbahet sot para Kuvendit, policia ka vendosur një gardh metalik te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit.

Asnjë automjet dhe asnjë qytetar nuk lejohet të kalojë, ndërsa këtë herë është zgjeruar edhe perimetri i sigurisë.

Kjo pasi protesta e fundit e zhvendosur para Kuvendit u shoqërua me tensione, ku disa nga protestuesit goditën me vezë dhe sende të tjera deputetët dhe makinat e tyre.

 


Video