Plas sherri te Ministria e Brendshme, shoferi i autobusit rrihet me leva me një tjetër shofer

22 July 2026, 20:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Plas sherri te Ministria e Brendshme, shoferi i autobusit rrihet me leva me

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryqëzimit te Ministria e Brendshme.

Sipas informacioneve paraprake, sherri ka nisur mes shoferit të një autobusi dhe drejtuesit të një automjeti tjetër.

Debati është përshkallëzuar, ndërsa të dy kanë përdorur leva për të goditur njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë marrë dëmtime të shumta.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke vënë në pranga të dy drejtuesit e përfshirë në konflikt.


Video