
VOX News ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik tek TEG, ku humbën jetën dy persona.
Në pamjet e publikuara nga VOX News vërehet momenti kur betonierja, për shkak se po qarkullonte me shpejtësi jashtë normave të lejuara, devijon nga rruga dhe përplaset me “Audin”.
Për shkak të shpejtësisë së lartë, mjeti i tonazhit të rëndë pas përplasjes me fuoristradën, përplaset me barrierën mbrojtëse dhe përfundon në nënkalim, ku përplasi disa automjete të tjera që pësuan dëme të konsiderueshme.
Nga aksidenti i rëndë humbën jetën dy shtetasit egjipitianë, konkretisht shtetasit Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtuesi i betonieres, dhe Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjeri.
Ndërsa mbeti i plagosur rëndë nga ngjarja dhe shoferi i “Audit”, 28-vjeçari Roland Nuri, i cili u transportua në spital.
Burimet kanë konfirmuar se fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.