Probleme me pasurinë, gjyqtari i Vlorës përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë

5 Qershor 2024, 19:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albert Spiro

Gjyqtari i Vlorës, Albert Spiro, është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Spiro ishte shkarkuar në vitin 2021 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të problemeve me pasurinë.

Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006, Spiro e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit të Vlorës.

Spiro u akuzua publikisht nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin nga qelia të Edison Begajt, një person me precedentë të mëparshëm penale. Gjykata e Vlorës u përgjigj në atë kohë se masa e “arrestit shtëpiak” ishte kërkuar nga prokurori.


Video