Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut

8 September 2026, 09:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e
Evis Sala dhe Klodiana Spahiu

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në të njëjtën ditë, kreu i shtetit ka dekretuar Klodiana Spahiun si ministre të re të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Dekretet e Presidentit vijnë në kuadër të ndryshimeve në qeveri, ndërsa emërimi i Spahiut i hap rrugë nisjes së procedurave për marrjen e detyrës së re.

Spahiu pritet të betohet përpara Kuvendit në seancën e sotme, në përputhje me procedurat kushtetuese.

Ndërkohë, pritet që mazhoranca të propozojë edhe një emër të ri për postin që Klodiana Spahiu mbante më herët në Kuvend.


Video