Vijon zjarri në Tërbun të Pukës, flakët rrezikojnë një banesë dhe stacionin e ujit

8 September 2026, 08:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vijon zjarri në Tërbun të Pukës, flakët rrezikojnë

Zjarri në Tërbun të Pukës vijon me intensitet të lartë prej tre ditësh. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa rrezikohet një banesë dhe stacionin rezervë të furnizimin me ujë të qytetit.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e zjarrit.

Për shuarjen e tij është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.


Video