Prej 5 ditësh asnjë gjurmë prej tij, zhduket lushnjari (EMRI)

14 December 2022, 16:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prej 5 ditësh asnjë gjurmë prej tij, zhduket lushnjari (EMRI)
Mikel Lici

Një i ri nga Lushnja është zhdukur në rrethana misterioze. Mikel Lici, 35-vjeç, personi në foto ka humbur kontaktet me familjen prej 5 ditësh.

Denoncimin për zhdukjen e tij e ka bërë fqinji i tij, i cili për JOQ, tregon se kërkon ndihmë për gjetjen e tij që të ndihmojë prindërit e Mikelit. Sipas fqinjit, familja ka denoncuar rastin e zhdukjes së Mikelit pranë policisë, por ende asnjë gjurmë e tij.

"Po ju kontaktoj per humbjen e Mikel Licit. Personin ne fjale e kam ne lagje dhe kohet e fundit ka qene i renduar psikologjikisht. Ju lutem ta publikoni per te ndihmuar gjetjen e tij . E kam komshi perballe. Per te ndihmuar prindrit e tij. Ka 5 dite qe ka humbur por vetem ne polici kishin shkuar si kane treguar njeriut nga qe jan te mbyllur si tipa . Kur e pashe mbreme qe e kishte hedhur faqja lushnja web e mora vesh" -shprehet fqinji i tij.


Video