“Prapë është gjobitur?”, Ilir Beqaj del nga SPAK: Vij me automjetin e Ermalit se nuk di t’i jap makinës!

12 January 2024, 13:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Prapë është gjobitur?”, Ilir Beqaj del nga SPAK: Vij
Ilir Beqaj

SPAK ka përfunduar pas 3 orësh e 30 minutave, marrjen në pyetje të Ilir Beqajt.

I pyetur nga gazetarët se pse vjen në SPAK me makinën e Ermal Kurtulajt, i cili po hetohet për abuzimin e fondeve në SASPAC, tha se ai nuk ka patentë.

Beqaj tha se është marrë në pyetje për procesin e sterilizimit.

'U mora në pyetje nga hetuesi. Kam qenë në dispozicion dhe do të vazhdoj të jem, sot vazhduan më pyetje për procesin e sterilizimit. Kam qenë në shërbim të të gjitha institucioneve. Diskutuam edhe për gazin edhe për aneksin 8. Aneksi 8 është pjesë e dokumenteve standarde të tenderave të sterilizimit e listës së investimeve që duhet të bëjnë operatorët. Ndërkohë siç edhe mund ta shihni edhe sot kam ardhur me ndihëm e avokatit, me automjetin e famshëm luksoz që është parkuar aty,' tha Beqaj.

Gazetarët: Jeni gjobitur për parkim të gabuar?

‘Prap gjobë? A faleminderit!

Gazetarët: Pse vini me makinën e Ermal Kurtulajt?

'Unë nuk di t’i jap makinës, nuk kam pasur kurrë dëshmi drejtimi.’- tha Beqaj.


Video