Policia shoqëron tre persona pas protestës, përfaqësues të PD nisen drejt komisariatit nr.1

13 February 2023, 19:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia shoqëron tre persona pas protestës, përfaqësues
Përplasja mes protestuesve dhe Policisë

Policia e Tiranës ka shoqëruar tre persona në komisariatit nr.1, pas incidenteve në protestën e sotme të opozitës.

Nuk dihet nëse ata akuzohen në lidhje me hedhjen e kapsolleve dhe tymueseve drejt uniformave blu, apo përplasjen me efektivët në tentativën për të çarë kordonin policor.

Ndërkohë, PD njofton se përfaqësues të kësaj force politike janë nisur drejt komisariatit nr.1 në mbështetje të protestuesve të shoqëruar.

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka lajmëruar se edhe në seancën parlamentare të ditës së enjte do të ketë sërish protestë.


Video