Një polic që gjobit kush nuk jep bakshish në Rrugën e Kombit dhe tjetri në Sauk që iu del makinave para me motorr

13 February 2023, 18:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një polic që gjobit kush nuk jep bakshish në Rrugën e Kombit
Një polic që gjobit kush nuk jep bakshish në Rrugën e Kombit dhe tjetri në Sauk që iu del makinave para me motorr

Disa nga policët rrugorë i shikojnë drejtuesit e automjeteve si subjekte për t’i zhvatur, duke i kërcënuar me gjoba arbitrare, me qëllim për t’u marrë ndonjë bakshish.

Edhe pse ndëshkimet kanë si qëllim edukimin, masat përdoren masivisht edhe nga disa që e bëjnë pis uniformën e policisë duke e përdorur për zhvatje.

I tillë është edhe polici Marjan Baloi, për të cilin ka pasur shumë ankesa, për veprime arbitrare dhe gjoba maksimale, kur drejtuesit e automjetit nuk hyjnë në pazar. Sipas denoncimeve, ky polic del çdo ditë me tabelë në dorë në Rrugën e Kombit, duke u fshehur dhe përgjuar.

Kur drejtuesi i mjetit ka ndezur dritat, ka vendosur rrip sigurimi, po respekton shpejtësinë e lejuar dhe ka dokumentacion të rregullt, Marjan Baloi i hyn kontrollit deri tek lulet e gomava, deri kur të mbushë xhepat ose bllokun e gjobave, shkruan portali Prapaskena.

Nga ana tjetër, në zonën e Saukut patrullon edhe një tjetër polic problematik. Policia me inicialet L. K. iu del para makinave në befasi me motorr, duke rrezikuar në radhë të parë jetën e tij, por edhe të qytetarëve. Ky polic bën manovra të rrezikshme dhe pretendon se nuk u janë bindur urdhërit të tij për të ndaluar, ndërsa pretendon se drejtuesit flasin në telefon, edhe në rastet kur mjeti është me xhama të zinj/ Prapaskena


Video