Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin: Mbi 9 mijë gjoba gjatë javës që lamë pas (VIDEO)

24 March 2024, 10:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin: Mbi 9 mijë gjoba
Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin: Mbi 9 mijë gjoba gjatë javës që lamë pas (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës njofton se gjatë javës që lamë pas ka arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 11 persona për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor.

Po ashtu janë vendosur mbi 9 mijë gjoba, ndërsa janë marrë 37 masa për pezullime të lejeve dhe konvertimeve.

“Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar në flagrancë dhe proceduar në gjendje të lirë 11 persona, për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si drejtim mjeti në efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, etj.

Policia Rrugore e Tiranës thotë së janë vendosur 9306 masa administrative, disa prej tyre:

– Xhama të zinj: 154 masa

– Shpejtësi mbi normat e lejuara: 513 masa

– Parakalime të gabuara: 284 masa

– Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 389 masa

– Mos vendosje e rripit të sigurimit: 411 masa

– Mos vendosje e kaskës mbrojtëse: 168 masa

– Mosdhënie përparësie këmbësorëve: 570 masa

– Mosrespektim i tabelës “Stop”: 31 masa

– Sjellja e këmbësorëve në rrugë: 44 masa

– Qëndrim i gabuar: 5,854 masa

– Të ndryshme: 888 masa

Pezullime të lejeve dhe konvertime: 37 masa

– Nën ndikimin e alkoolit: 8 raste

– Kufizimet e shpejtësisë: 21 raste

– Shkelje të tjera rrugore: 6 raste

– Automjete të bllokuara: 8 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Tiranë.


Video