Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin: 9 të arrestuar dhe 11.889 masa administrative në 1 javë

26 Maj 2024, 10:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nëntë të arrestuar dhe mijëra gjoba/ Policia nuk toleron shoferët e pabindur

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin për javën që po lëmë pas, 19-25 Maj.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se gjatë javës së kaluar janë kryer 9 arrestime dhe procedime penale. Konkretisht:

4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

1 person për pa leje drejtimi.

4 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Ndërsa i takon masave administrative janë vendosur 11 mijë e 889 të tilla, mesatarisht 1,698 në ditë:

63 masa për xhama të zinj.

608 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

330 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

587 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

19 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

704 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

8089 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

55 raste për tejkalim shpejtësie.

13 raste të ndryshme

12 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

 

Video