“Policia e kishte në mbikëqyrje”, Hoxha për arrestimin e Agim Kajmakut: Italianët e kishin pikasur

20 June 2022, 23:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Policia e kishte në mbikëqyrje”, Hoxha për
Agim Kajmaku

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka folur në lidhje me arrestimin e e ish-kryetarit të Bashkisë së Vorë, Agim Kajmaku, në Itali, i cili u kap me kokainë.

Hoxha tha se Kajmaku prej disa muajsh ishte në “shënjestër” të autoriteteve italiane dhe se po prisnin momentin për ta arrestuar.

“Lajmi u dha dy javë më mbrapa. Ka qenë i ndjekur. Italianët, të hetojnë për një kohë të gjatë dhe kur të kapin, të kapin me prova. Policia e ka pasur nën mbikëqyrje. Por nuk e gjenin si e transportonin kokainën. Ai merrte fidanët, ndërronte vazot. Kokaina vjen nga Ekuadori. Në rastin konkret, me çmimin e zbarkimit në port, ajo shkon diku në 574 mijë dollarë” tha Hoxha për “Opinion”.


Video