E rëndë në Tiranë, nipi gjen pa shenja jete dy gjyshërit e tij, dyshimet e para

20 June 2022, 22:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Tiranë, nipi gjen pa shenja jete dy
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të hënë në Tiranë. Një çift të moshuarish u gjetën pa shenja jete nga nipi i tyre, në shtëpinë ku banonin te “Nënstacioni i Selitës”.

Sipas policisë, 80-vjeçari Safet Meçaj, dyshohet të jetë vetëvarur, ndërsa bashkëshortja e tij Arta Meçaj po 80-vjeçe, u gjet pa ndjenja. Policia thotë se ishte stafi i ambulancës që konfirmoi se të dy të moshuarit kishin ndërruar jetë.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë momentalisht janë të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes


Video