Po kthehej nga puna për në shtëpi, zhduket 51-vjeçari shqiptar në Greqi

6 November 2022, 00:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Po kthehej nga puna për në shtëpi, zhduket 51-vjeçari
Ylli Mera

Zhduket në rrethana misterioze një 51-vjeçar shqiptar në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në Selanik.

Mediat lokale bëjnë me dije se 51-vjeçari Ylli Mera është zhdukur në zonën e Arethousa, në Selanik. 51-vjeçari Mera është zhdukur mesditën e së martës, 1 nëntor. Familjarët kanë dhënë alarmin për zhdukjen e tij pasi kanë frikë se jeta e tij është në rrezik.

Ditën e zhdukjes, Ylli Mera ndodhej në Aretousa për punë. Për shkak të plagosjes së partneres, 51-vjeçari u dërgua në një stacion autobusi në zonë, me qëllim që të mund të kthehej në shtëpinë e tij, në Limni të Selanikut. Por që prej atij momenti ai rezulton i zhdukur.

Ylli Mera është 1.82 m i gjatë, peshon 100 kg, ka flokë të shkurtër gri dhe sy kafe. Nuk ka asnjë informacion se çfarë kishte veshur ajo ditën e zhdukjes së saj.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë ndonjë informacion të ndihmojnë në gjetjen e shqiptarit të humbur.


Video