"Po hetoj rreth bosit të kazinosë", gazetarja për tentativën e vrasjes së Joy-it: Në lojë është para e madhe, çfarë dinte vajza që u rrah?

10 November 2022, 18:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Po hetoj rreth bosit të kazinosë", gazetarja për
Joy dhe Klodiana Lala

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka reaguar për dhunimin barbar dhe më pas hedhjen nga ballkoni të Joy-t, 22-vjeçares nga Kenia, e cila punonte në një kazino në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 13 dhe 14 Gushtit, teksa Policia dhe Prokuroria e kanë mbajtur këtë ngjarje të fshehtë dhe reaguan vetëm pak ditë më parë, ndërsa vajza prej disa muajsh ndodhet në gjendje kritike dhe as nuk lëviz dot dhe as nuk flet.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja dyshon se pas kësaj ngjarje fshihet lek i madh dhe se po heton rreth bosit të kazinosë. Klodiana Lala shtron pyetjen se çfarë dinte vajza që e dhunuan.

Reagimi i gazetares:

Nje vajze nga Kenia eshte dhunuar ne menyre barbare 3 muaj me pare ne Tirane. Lajmi eshte mesuar vetem pak dite me pare dhe policia u njoftua me nje reagim qe ne thelb nuk thoshte asgjë.
Fakt eshte qe e reja punonte ne nje kazino. Policia nuk ka bere publike se ne cilen kazino ishte punesuar vajza nga Kenia, ne ckushte punonte ajo? Kush eshte bosi i kazinose? A po ndikon ai qe ceshtja te mbyllet? Cfare dinte vajza qe e dhunuan? Pyetje qe kerkojne pergjigje…
A do mundet policia ta zbardhe kete ngjarje? Mbetet per tu pare. Sepse ne loje eshte para e madhe…
Une po hetoj rreth bosit te kazinose.


Video