Plumbi qorr plagos gruan italiane pranë Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, ra nga lart

1 January 2024, 11:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plumbi qorr plagos gruan italiane pranë Ministrisë së
Foto ilustruese

Një shtetase italiane është plagosur në këmbë nga një plumb qorr disa minuta pas mesnate në Tiranë.

Sipas raportimeve paraprake, gruaja italane është plagosur në thëmbër, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë mjekimin e duhur në spital.

Ngjarja e frikshme ka ndodhur në afërsi të Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin "Zogu I", është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.

 


Video