Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Tre makina janë përplasur në një aksident rrugor në aksin Qafë Thanë-Pogradec.
Policia thotë se 6 persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.
"Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.
Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.