Plagosje me armë zjarri në Shijak, shpallet në kërkim autori

7 Qershor 2026, 18:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur pasditen e së dielës në Shijak.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në lagjen “Lugina”, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve B.G. dhe E.B.

I plagosur ka mbetur shtetasi B.G., i cili është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas autoriteteve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E.B.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

“Rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, Shijak, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B. G.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E. B., autorit të dyshuar të plagosjes.

Shtetasi B. G. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.


Video