“Do të fus thikën”/ Denoncimi i qytetarit: Si një taksist më kërcënoi pranë “Taiwanit” në Tiranë

7 Qershor 2026, 16:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustrim

Një qytetar ka depozituar një denoncim në polici, duke pretenduar se është kërcënuar nga një shofer taksie në zonën e Taiwanit në Tiranë.

Sipas procesverbalit, 21 vjeçari, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:36, pranë një biznesi poshtë zonës së njohur si Taiwan.

Qytetari pretendon se teksa po kalonte në vijat e bardha, një automjet taksi i i ka prerë rrugën duke i rrezikuar jetën dhe për pak sa nuk ka shkaktuar aksident.

Sipas denoncimit, pas debatit verbal, drejtuesi i mjetit ka zbritur nga makina dhe e ka kërcënuar. “Do të fus thikën”, pretendon qytetari se i është thënë nga shoferi i taksisë.

“Do të fus thikën”/ Denoncimi i qytetarit: Si një

Më tej, ai deklaron se ka fotografuar targën e automjetit dhe më pas është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzim.

Në dëshminë e tij, denoncuesi shprehet se nuk e njeh personin në fjalë, por e përshkruan si rreth të 30-ave, pak të shëndoshë dhe me flokë të thinjura. Ai gjithashtu deklaron se nuk ka pësuar dëmtime fizike.


Video