Plagosje me armë te "Varri i Bamit" në Tiranë, 51-vjeçari qëllohet pranë Xhamisë

1 January 2024, 13:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosje me armë te "Varri i Bamit" në Tiranë,
Foto nga vendngjarja

Një 51-vjeçar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në zonën e Varrit të Bamit në Tiranë.

Nga informacionet paraprake mësohet se ai është qëlluar me armë teksa qëndronte pranë Xhamisë "Xhura". Identiteti i të plagosurit nuk dihet ende.

Forca të Policisë si dhe drejtori i bluve të Tiranës, Tonin Vocaj ndodhen në vendngjarje.

"Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë "Xhura", dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.


Video