Plagosja tek Komuna e Parisit, autori është një efektiv policie (EMRA +FOTO)

19 August 2024, 15:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosja tek Komuna e Parisit, autori është një efektiv policie
Pamje nga vendngjarja

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të hënë në afërsi të kompleksit Kika 2 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Mësohet se i plagosur nga të shtënat ka mbetur shtetasi Lorenc Kosta ndërsa autori është efektivi i policisë Erjon Goxhara. 

Plagosja tek Komuna e Parisit, autori është një efektiv policie
Erjon Goxhara

Goxhara ka mundur që të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që i plagosuri Lorenc Kosta është dërguar me urgjencë drejt spitalit ku është duke marrë ndihmën mjekësore.

Goxhara më herët ka qenë pjesë e repartit Shqiponja në Policinë e Shtetit, ku ka shërbyer si komandant i repartit.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje.

 



Video