Dhunuan barbarisht Klea Prengën, sekuestrohen makinat e Antonela Berishës dhe të motrës

19 August 2024, 12:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhunuan barbarisht Klea Prengën, sekuestrohen makinat e Antonela
Dy motrat Berisha dhe modelja e dhunuar, Klea Prenga

Dy motrat Antonela dhe Marinela Bershaj vijojnë të jenë në kërkim prej 10 ditësh, pas dhunës që ushtruan ndaj modeles Klea Prenga.

Sipas të dhënave nga sistemi TIMS, burimet bëjnë me dije se dy motrat rezultojnë në Shqipëri. Të paktën zyrtarisht nuk raportohet se kanë kaluar kufirin për t’u arratisur në ndonjë vend tjetër.

Çështja në ngarkim të dy motrave Berishaj është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe mësohet se janë sekuestruar dy mjetet me të cilat kanë lëvizur, mjeti që kanë përdorur për të shkuar deri në restorantin ku dhunuan modelen, por edhe mjeti me të cilin janë arratisur.

 


Video