61- vjeçari rrëzohet nga kati i dytë i QSUT

19 August 2024, 13:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

61- vjeçari rrëzohet nga kati i dytë i QSUT

Një 61-vjeçar është rrëzuar nga kati i dytë i QSUT. Policia e Tiranës njofton se 61-vjeçari L.H., nga Burreli, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë.

Mësohet se 61-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka qenë në spital pasi ka pasur të emën të shtruar, por ka rënë aksidentalisht nga dritarja.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video