Një aksident është regjistruar ditën e sotme në minierën e Krast të Marteneshit, duke mbetur i plagosur rëndë një minator. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për minatorin e identifikuar si Maksim Beça rreth 56 vjeç
Minatori është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për kurim më të specializuar. Sipas informacioneve paraprake mësohet se minatorit i ka rënë një masiv shkëmbor.
"Mësohet se një minator ka mbetur i plagosur rëndë, pasi i ka rënë një sasi shkëmbor. Minatori, M.B., 57-vjeç është dërguar në spitalin e Bulqizës, por më pas është dërguar me helikopter drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave." njofton Policia.