Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Etleva Kondi, ish-anëtare e komisionit për inceneratorët është paraqitur në Gjykatën e Posaçme duke kërkuar zbutje të masës së sigurisë që SPAK kërkoi dhe shkalla e parë vendosi disa muaj më parë.
Aktualisht Kondi është në arrest shtëpie dhe ashtu do të vazhdojë pasi kërkesa u rrëzua.
Kondi akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi rezulton se ka qenë pjesë e komisionit për miratimin e licencave të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit ku deri tani në pranga kanë shkuar ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.