Aksdent i rëndë në autostradën Morinë-Kukës, vdes 40-vjeçari ishte nisur drejt...

26 July 2022, 09:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksdent i rëndë në autostradën Morinë-Kukës, vdes

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Morinë-Kukës, ku ka humbur jetën një 40-vjeçar. 

Policia njofton se viktima është shoferi i automjetin “Volkswagen”. Dyshohet se ai humbi kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me trafikndarësen.

40-vjeçari humbi jetën teksa transportohej për në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur nga aksidenti

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.07.2022, në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.


Video