Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ky është Remal Rada, ish efektivi i RENEA-s që u kap me snajper nga policia në Tiranë.
Ai udhëtonte së bashku me shokun e tij Elton Hithi, ndërsa gjatë kontrollit në mjet policia iu gjeti snajper targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.
Rada, ka shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit, në repartin RENEA.
Ai lëvizte me një automjet luksoz me targa të huaja (angleze).
Efektivi kishte 2-3 muaj që ishte larguar nga radhët e policisë. U ndalua nga shërbimet e policisë rrugore fillimisht dhe iu gjet snajper. Dyshohet se Rada dhe Hithi do kryenin vrasje.
