Plagoset me thikë 40-vjeçari në qendër të Korçës

4 Shkurt 2025, 21:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një 40-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Korçës.

Policia thotë se ai ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes, rrethanat e të cilës janë ende të paqarta.

“Rreth orës 20:15,  shtetasi E. Sh. 40 vjeç,  ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga  një shtetas ende  i pa indetifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen  e autorit”, njofton policia.

Video