Gruaja në Elbasan GODET 25-vjeçaren me lopatë!

4 Shkurt 2025, 13:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një  57-vjeçare ka goditur me lopatë një 25-vjeçare.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që 57-vjeçarja është proceduar penalisht.

25-vjeçarja mori mjekim pas dëmtimeve dhe është jashtë rrezikut për jetën raporton Policia.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen N. S., 57 vjeçe, pasi ka goditur me send të fortë (lopatë), një 25-vjeçare, për motive të dobëta. 25-vjeçarja mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

Video