Shtyhet seanca për dosjen "5D", të gjithë ish-zyrtarët kërkojnë gjykim të shkurtuar

4 February 2025, 16:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyhet seanca për dosjen "5D", të gjithë
SPAK

Është shtyrë seanca për të akuzuarit, ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, në dosjen “5D”.

Në seancën paraprake për dosjen 5D, Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato kanë kërkuar të gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Me gjykim të shkurtuar kërkojnë të gjykohen edhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muahmetllari

Seanca e radhës do të jetë më 14 shkurt në orën 12:00, ku do të shpallet vendimi.


Video