Plagoset me armë 44-vjeçari në Lushnje

20 April 2022, 17:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Plagoset me armë 44-vjeçari në Lushnje

Një 44-vjeçar në Lushnje është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në rrethana të paqarta.

Policia thotë se i plagosuri është Kujtim Meta nga Sarava e Lushnjes. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.


Video