Pjesë e festave të tij / Tenisti serb Djokoviç tallet nga ndjekësit për shoqërinë që kishte me reperin e diskretituar Diddy: Je në telashe

24 September 2024, 20:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pjesë e festave të tij / Tenisti serb Djokoviç tallet nga
Novak Djokoviç / Diddy

Tenisti serb Novak Djokoviç është vënë në lojë nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi zbuluan se ai ka pasur miqësi të mirë me reperin famëkeq amerikan Sean “Diddy” Combs.

Diddy dhe Djokovic fillimisht e bënë publike miqësinë e tyre kur reperi mbërriti në US Open në 2011 për të mbështetur serbin kundër Roger Federer. Djokoviç, një kampion 4 herë në Grand Slam në atë kohë, ishte i etur për të fituar titullin e tij të parë të US Open atë vit.

Fotografia e  Diddy-t nga pankina e Djokoviç u rishfaq në mediat sociale ndërsa u publikua lajmi për arrestimin e reperit. Serbi gjithashtu kishte postuar një postim në Twitter duke falënderuar Diddy për mbështetjen e tij dhe kishte shtuar se si ekipi i tij e kishte gjetur reperin ‘cool’.

Pjesë e festave të tij / Tenisti serb Djokoviç tallet nga
Diddy duke mbështetur Djokovic

Të hënën, Diddy u arrestua nga agjentë federalë në Nju Jork pas padive që e akuzojnë atë për abuzim seksual dhe trafikim për prostitucion. Pas arrestimit, fansat vendosën të rishikonin këtë postim të 13 viteve më parë dhe sugjeruan që Djokoviç tani ta ‘fshinte’.

Pas ndeshjes gjysmëfinale të US Open 2011, Djokoviç, në një konferencë për shtyp, kishte pranuar se e kishte njohur Diddy më parë. Ai ka treguar se është njohur me reperin në një festë dhe është ndjerë shumë mirë që ky i fundit ka bërë tifozllëk për të.

Pjesë e festave të tij / Tenisti serb Djokoviç tallet nga
Postimi i Djokoviç ku falenderon Diddy-n

“Epo, ishte e mrekullueshme ta kishim atë atje. U takuam në një festë që nuk mund të flas për detaje. Ishte argëtuese, e dini. Ai është padyshim një yll i madh në biznesin e spektaklit, dhe ai është një personazh dhe një njeri shumë i suksesshëm. Kështu që ishte e mrekullueshme ta kishim atë atje. Mendoj se ishte shumë interesante mënyra se si më mbështeti”, tha Novak në konferencën për shtyp, raporton Voxnews.al.

Kujtojmë se Diddy akuzohet se organizonte festa të shthurura ku ftonte personalitete VIP dhe i “gostiste” ata me drogëra e alkool, teksa u ofronte edhe shërbime seksuale nga “skllave seksi”, ndonjëherë edhe marrëdhënie homoseksuale, sipas aludimeve.

Pjesë e festave të tij / Tenisti serb Djokoviç tallet nga
Ndjekësit i thonë Djokoviç se është në telashe


Video