Pesë vite punë me detyrim, studentët e Mjekësisë kërkojnë mbështetjen e Avokatit të Popullit

2 August 2023, 14:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pesë vite punë me detyrim, studentët e Mjekësisë
Studentët e Mjekësisë në protestë

Studentët e Mjekësisë i janë drejtuar Avokatit të Popullit me një kërkesë pas vendimit të qeverisë që i detyron ata të punojnë për pesë vjet në Shqipëri, përpara se të kenë mundësi të largohen jashtë shtetit.

Kërkesa drejtuar Avokates së Popullit, Erinda Ballanca është bërë nga përfaqësuesit e studentëve te mjekësisë:Dea Guri, Eliot Sulçaj, Mikel Seferi, Arbëri Shehu, Zino Veleshnja.

Më herët studentët kishin kërkuar mbështetjen e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke i kërkuar mosdekretimin e ligjit.

Ata shprehen si ligji "për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë Mjekësi e Përgjithshme në institucionet publike të arsimit të lartë" u shkel të drejtat dhe liritë e tyre si studentë, mjekë të ardhshëm dhe si qytetarë.

Ligji u miratua në seancën e fundit parlamentare në 21 korrik 2023 me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim.


Video