Ka përfunduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës restaurimi i një figurine unike të zbuluar pranë qytetit antik të Arnisës në Babunjë.
Figurina paraqet një kalorës të armatosur, mbi një kalë të punuar mjeshtërisht në bronz. Ajo daton rreth 500 vite p.e.s dhe u zbulua rastësisht në vitin 2018. Restaurimi u krye nga ekspertët e Muzeut Getty në Los Angeles.

Figurina është e rrallë, jo vetëm sepse ndodhet në gjendje thuajse të përkryer, por edhe sepse të tilla janë shumë pak të zbuluara si në Greqi apo edhe Itali.

Një teori është se figurina e kalorësit mund të jetë prodhuar dhe importuar nga Korinthi. Megjithatë arkeologët kanë shumë të paqarta lidhur me origjinën dhe përdorimin.

Objekti pritet të kthehet tashmë në Shqipëri.