Hetimet për koncesionin e “check-up-it”, SPAK merr në pyetje 70 qytetarë

2 Gusht 2023, 10:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të moshuarit para SPAK

Në kuadër të hetimit për koncesionin e “check up-it”, SPAK ka thirrur të marrë në pyetje 70 qytetarë.

Prokuroria e Posaçme ka thirrur sot për të dëshmuar 70 qytetarë nga Elbasani.

Në flet-thirrjen e tyre bëhet fjalë se marrja e dëshmisë është në funksion të procedimit nr. 122 të vitit 2020.

Të moshuarit që pyeten veçmas, do t’i përgjigjen pyetjeve të hetuesve sa herë kanë kryer “check up-in”, dhe në çfarë qendrash e kanë kryer atë.

Video