Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një shtetas shqiptar i dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar në Torino të Italisë.
Sipas "Ansa" shqiptari 45-vjeçar është i dënuar me 13 vite burg nga një gjykatë në Shqipëri për bashkëpunim në vrasjen e një bashkëatdhetari dhe plagosjen e një tjetri. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1997.
Identifikimi i tij u bë i mundur falë shkëmbimit të informacionit me palën shqiptare. 45-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.