Personat e fundit që e kanë takuar? Zhdukja e Martinajt, merren në pyetje vëllezërit Avdylaj të Shijakut

25 October 2022, 10:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Personat e fundit që e kanë takuar? Zhdukja e Martinajt, merren
Në foto: Ervis Martinaj

Astrit dhe Jasim Avdylaj që ndodhen në masën e arrestit të shtëpisë, për një nga fraksionet e dosjen “339” (laboratorin e Hasit), janë marrë në pyetje në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

Marrja në pyetje është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Kurbinit nga Policia e Lezhës, ndërsa agjentët kanë mbërritur në Durrës ku edhe banojnë.

Në kuadër të kësaj kërkese është bërë edhe kontroll banese ku nuk është konstatuar send i kundraligjshëm. Martinaj dyshohet të ketë patur një nga takimet e fundit para se të humbiste çdo gjurmë tek vëllezërit Avdylaj, ndërsa organi i akuzës dyshon se këta të fundit mund të kenë patur dijeni mbi lëvizjet e tij.

Dy kushërinjtë Avdylaj janë marrë të dy në pyetje në Durrës nga oficerët e policisë së Lezhës për llogari të Kurbinit. Alibia e tyre dhënë për oficerët e policisë ka qenë monitorimi i vazhdueshëm nga policia.

“Ne jemi në arrest shtëpie jemi të monitoruar nga policia”, mësohet se kanë thënë ata. Më herët është kontrolluar edhe banesa e tyre me vendim gjykate.


Video