Përplasi tre makina pas ndjekjes policore në Tiranë, shoferi i arratisur është Joni Sadikaj, ishte në kërkim për ngjarjen e Astirit

3 Korrik 2025, 10:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Joni Sadikaj

Zbardhet identiteti i shoferit të Audi Q8 që u përplas me disa makina gjatë ndjekjes nga policia në zonën e ish-Bllokut.

Në drejtimin e mjetit ishte Joni Sadikaj, ndërsa pasagjer ishte Skerdi Sina, i cili u arrestua dje nga policia. Sadikaj u përpoq t’i shpëtonte policisë duke u larguar nga “Myslym Shyri” drejt ish-Bllokut, ku përplasi disa automjete të tjera.

Megjithatë, ai arriti të largohej në këmbë, duke i shpëtuar kapjes. Joni Sadikaj ishte në kërkim nga policia që nga janari i këtij viti, për një ngjarje të ndodhur në Astir, ku një vajzë u mbajt e mbyllur.

Policia vazhdon kërkimet për kapjen e tij. Pasagjeri Skerdi Sina ndodhet nën arrest dhe po merret në pyetje. Rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Video