Zjarri në landfillin e Elbasanit, vijon djegia e plehrave në fushën e mbetjeve pas më shumë se një dite

3 Korrik 2025, 08:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zjarri i nisur dje në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktiv pavarësisht përpjekjeve nga forcat zjarrfikëse.

Mësohet se vatrat ende nuk janë neutralizuar.

Ndërkohë, tymi toksik vijon të ngrihet mbi qytet, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe duke krijuar një alarm serioz mjedisor.

Ditën e sotme Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me zjarrin masiv.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin mbi rrethanat e zjarrit, që kanë përfshirë landfillin e qytetit që nga dita e djeshme.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me zjarrin e përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Elbasan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të zjarrit, sqarimin e rrethanave dhe individualizimin e përgjegjësive mbi këtë rast.

 


Video