Policia vihet në ndjekje të një automjeti në rrugën “Myslym Shyri”, kapet në “ish-Bllok” duke dëmtuar 4 makina të tjera (VIDEO)

2 Korrik 2025, 17:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Pamje nga vendngjarja

Policia e kryeqytetit, ka ndjekur një automjet në rrugën “Myslym Shyri”,  që dyshonte se kishte armë brenda.

Ndjekja përfundoi te rruga “Andon Zako Çajupi” në “Bllok”, ku automjeti Audi Q8 ka ndaluar pasi ka goditur 4 automjete, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.


Policia, pasi ka arritur ta ndalojë makinën, një person është kapur dhe është sekuestruar një armë zjarri.

E gjithë skena e ndjekjes është parë nga qytetarët dhe ka krijuar panik për shkak se mjeti në ndjekje ka kryer manovra për t’i shpëtuar policisë

Policia po vijon hetimi për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së personit të arrestuar.


Video