Përplasi për vdekje me motor një 65-vjeçar në Tiranë, AMP arreston policin!

24 December 2025, 23:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasi për vdekje me motor një 65-vjeçar në
Tiranë

Është arrestuar punonjësi i policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi në flagrancë u krye nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pasi rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të një motomjeti në bulevardin “Bajram Curri”, ai ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç.

I dëmtuari u transportua menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë shëndetësore dhe, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë rreth orës 21:00.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i dëmtuar edhe punonjësi i policisë.

Njoftimi i policisë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 299/3 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 17:30, gjatë drejtimit të motomjetit në bulevardin “Bajram Curri” ka aksidentuar shtetasin P. F., 65 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë dhe si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë rreth orës 21:00. I dëmtuar ka mbetur gjithashtu edhe punonjësi i policisë.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.


Video