Fluksi i lartë i automjeteve shkakton trafik kilometrik, "paralizohet" autostrada Tiranë–Elbasan!

24 December 2025, 19:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fluksi i lartë i automjeteve shkakton trafik kilometrik,
Autostrada Tiranë-Elbasan

Fluksi i lartë i lëvizjeve me ardhjen emigrantëve në Shqipëri për festat e fundvitit, ka shkaktuar kaos në akset kryesore të vendit.

Trafiku i rënduar dhe radhë të gjatë kilometrike, është kjo panorama e akseve që kanë fluksin më të lartë të lëvizjeve me automjete.

Autostrada Tiranë-Elbasan vijon të jetë e bllokuar prej më shumë se dy orësh, me një radhe kilometrike automjetesh prej më shumë se 4 kilometrash.

Bllokimi për automjetet është i njëjtë në të dyja anët e qarkullimit, ku trafiku vijon të mbetet i pandryshuar pavarësisht ndërhyrjes së policisë rrugore.

Gjithashtu, autostrada Tiranë-Durrës dhe anasjelltas, si dhe në rrugët dytësore, vijojn të jenë të ngarkuara nga trafiku prej disa orësh.


Video