Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Pogradec-Lin, në zonën e quajtur Guri i Kuq.
Dy automjete të cilat po udhëtonin në drejtim të kundërt, janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga informacionet paraprake, mësohet se kanë mbetur të lënduar 2 persona të cilët janë dërguar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet policia e cila po bën zbardhjen e plotë të rrethanave, pasi dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afëris të fshatit Guri i Kuq, automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin F. Y., është përplasur me
automjetin tip "Opel ", me drejtues shtetasin A. M., dhe me automjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin H. H.
Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Ford" shtetasi H. H., si dhe bashkëshortja e tij shtetasja Xh. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit tip "Audi", shtetasi F. Y., është shoqëruar në ambjetet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.