Gazetari Elton Qyno në SPAK: U pyeta për komunikimet e mija në telefon, kërkoj kthimin e sendeve të sekuestruara

1 November 2024, 15:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari Elton Qyno në SPAK: U pyeta për komunikimet e mija në
Elton Qyno

Gazetari Elton Qyno është paraqitur gjatë ditës së sotme Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Ai tha se u pyet për komunikimet që ka kryer me telefonat që i janë sekuestruar prej SPAK-ut.

"Sa i përket për kthimin e sendeve të sekuestruaran sa i përket sekuestrimeve ndaj meje... Është në Kushtetuese në 12 nëntor çështja për ligjshmërinë sa i përket mbajtjes time nga SPAK për 12 orë. Kishin të gjitha kqyrjet e komunikimeve të mia në telefon dhe u pyeta për to.

U përmbajtja ndaj vendimeve për pezullimin e këtyre këqyrjeve dhe ekspertimeve, dhe prandaj zgjodha të mos flisja në ambientet e SPAK", deklaroi ai pasi doli nga ambientet e SPAK.

Kohë më parë agjentë të BKH i shkuan në shtëpi gazetarit të njohur investigativ dhe i sekuestron telefonin dhe kompjuterët.


Video