Arrestohet 60-vjeçari në Elbasan, pjesëtar i një grupi kriminal!

1 November 2024, 15:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestohet 60-vjeçari në Elbasan, pjesëtar i një grupi

Një 60-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal për prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh është arrestuar në Elbasan.

Sipas policisë, ai kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ai u pikas duke qarkulluar me automjet në lagjen “Shënkoll” dhe në momentin e ndalimit nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka vazhduar lëvizjen.

Shërbimet iu vunë në ndjekje automjetit që drejtonte ai dhe si rezultat mundësuan kapjen dhe arrestimin e tij.

Për të, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 13 maj të 2024 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.


Video