Përkujtohet 13-vjetori i vdekjes së prokurorit Xhevat Hana, familja: SPAK të nxjerrë të vërtetën!

5 January 2025, 14:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përkujtohet 13-vjetori i vdekjes së prokurorit Xhevat Hana, familja:
Xhevat HANA

Përkujtohet 13-vjetori i vdekjes së prokurorit Xhevat Hana, i cili zyrtarisht u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë dhe të mistershme. 

Por këtë version zyrtar e kanë vënë në dyshim familjarët, të cilët edhe sot pas 13 vitesh, nuk kanë gjetur drejtësi.

Ata kujtojnë sot 13- vjetorin e vdekjes së të afërmit të tyre dhe i kërkojnë SPAK-ut që të zbardhë të vërtetën e vdekjes së vëllait të tyre, të cilën ata e konsiderojnë vrasje.

"Në 13 -të vjetorin e ndarjes padrejtësisht nga jeta të vëllait tonë prokurorit Xhevat Hana ! Bishat vrastare, kriminelët gjakpirës të pushtetit që kanë lyer duart me gjak ,i morën jetën padrejtësisht në krye të detyrës ,vetëm për të mbuluar krimet dhe vjedhjet që kanë kryer në këtë vend dhe mbi njerëz të pafajshëm .Shpresojmë tek SPAK, që të nxjerrë në dritë të vërtetën", shkrujanë vëllezërit dhe motrat e tij.

Xhevat Hana njihet si prokurori që zbërtheu rrëmbimin dhe më pas zhdukjen pa gjurmë sot e kësaj dite të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, nga aparati shtetëror i asaj kohe në vitin 1995, përfshi veçanërisht ish-Shërbimin Informativ Kombëtar.

Prokurori që zbardhi emrat e ish-agjentëve dhe drejtuesve të përfshirë në këtë krim shtetëror, por që çuditërisht, në kulmin e çështjes gjyqësore u prek nga një sëmundje dhe më pas ndërroi jetë, edhe pse u dërgua nga familjarët për kurim në Itali.


Video