Aksident me vdekje në aksin Cërrik-Gramsh

5 January 2025, 12:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me vdekje në aksin Cërrik-Gramsh
Elbasan

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor "Cërrik-Gramsh". Policia njofton se një 70-vjeçar i cili drejtonte një automjet tip Benz, ka përplasur për vdekje një 75-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Efektivët e qarkullimit rrugor kanë arrestuar drejtuesin e automjetit.

Njoftimi i Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Cërrik-Gramsh", automjeti tip "Benz" që ai drejtonte është përplasur me biçikletën që lëvizte shtetasi F. B., 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Video